SHBA'ja ua refuzon vizat atyre që "festuan" vrasjen e Kirkut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    SHBA’ja ua refuzon vizat atyre që “festuan” vrasjen e Kirkut

    Insajderi
    16 September 2025 - 20:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Departamenti i Shtetit “me siguri u ka mohuar vizat” njerëzve që “iu gëzuan” vrasjes së Charlie Kirk, tha Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio.

    Komentet e diplomatit të lartë amerikan vijnë mes kërcënimeve nga administrata Trump për të ndëshkuar “gjuhën e urrejtjes” pas vrasjes së aleatit të presidentit amerikan javën e kaluar, raporton CNN.

    Zëvendës Sekretari i Shtetit, Christopher Landau, tha javën e kaluar se kishte udhëzuar zyrtarët konsullorë, të cilët janë të përfshirë në vendimmarrjen për vizat, të “ndërmarrin veprimet e duhura” kundër njerëzve që “lavdërojnë, racionalizojnë ose e nënvlerësojnë” vdekjen e Kirk. Ai i udhëzoi zyrtarët konsullorë të monitoronin komentet në mediat sociale që pretendojnë se identifikojnë individë të tillë.

    Rubio, në komentet para se të largohej nga Izraeli të martën në mëngjes sipas orës lokale, pretendoi se politika “nuk ka të bëjë vetëm me Charlie Kirk”.

    “Nëse je i huaj dhe po i gëzohesh vrasjes së dikujt që po fliste diku, dua të them që nuk të duam në vend (SHBA)”, tha ai.

    “Pse do t’i jepnim vizë dikujt që mendon se është mirë që dikush është vrarë në shesh? Kjo është logjika e shëndoshë për mua”, vazhdoi ai.

    Rubio nuk dha detaje se sa viza ishin refuzuar deri më tani. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark