Një operacion anti drogë në Londër ka vënë në pranga Ermal Shtrezin, shqiptarin me profesion kuzhiner. Operacioni ka ndodhur tre ditë më parë duke arrestuar 8 persona mes tyre edhe shqiptarn që dyshohet se importonte sasi të mëdha kokaine.
Ndaj Shtrezit me origjinë nga Maqellara e Dibrës, u ngritën akuzat për konspiracion në importin e drogës të klasit A dhe posedim të sendeve të përfituara nga krimi.
‘Ermal Shtrezi – 39 (03.04.82) i Rrugës Lyndhurst, N22 akuzohet për komplot për importimin e drogës së klasit A dhe posedim të pasurisë kriminale;’- thuhet në mediat britanike.
Operacioni i udhëhequr nga Komanda Speciale e Krimeve të Policisë londineze, kishte për qëllim shënjestrimin e personave të cilët dyshohet se janë të përfshirë në importimin dhe shpërndarjen e drogës së klasit A në Mbretërinë e Bashkuar.
Burimi:newsshopper.co.uk