Shefat nuk harrojnë t’i referohen vetës si Shkelqësi edhe në iftarin me pak veta - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Shefat nuk harrojnë t’i referohen vetës si Shkelqësi edhe në iftarin me pak veta

    Insajderi
    01 May 2022 - 22:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në përmbyllje të Muajit të Ramazanit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pritën në iftar kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij.

    Të ulur në një tavolinë për shtatë persona, pesë nga ta të BIK-ut, Kurti e Konjuca nuk kanë harruar që t’i referohen vetes me Shkelqësi në letrat ku shihen të jenë të vendosur emrat e tyre ne tavolinë.

    Në një tavolinë të vogël, ata kanë rezervuar ulëset e tyre me shkrimin mbi tavolinë ku iu referohen “Sh.T : Albin Kurti” dhe “Sh.T Glauk Konjufca”

    Me këtë rast, Kurti shprehu respektin për devotshmërinë dhe vetëpërmbajtjen e besimtarëve myslimanë gjatë Muajit të Ramazanit.

    Ai uroi që sakrifica e tyre të shpërblehet dhe solidariteti e ndjeshmëria të forcojnë edhe më shumë besimin dhe mirëkuptimin ndërmjet njerëzve.

    “Në prag të festës së Bajramit, që shënon fundin e muajit të agjërimit, kryeministri Kurti i uroi myftiut Tërnava dhe të gjithë besimtarëve myslimanë Bajram të gëzuar. Humanizmin e tolerancën e besimtarit gjatë Ramazanit t’i kemi udhërrëfyes të përhershëm të përditshmërisë sonë.”,thuhet në njoftimin për media.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark