Gjatë një interviste të sotme në rrjetin CBS ai nuk e ka fajësuar Moskën në mënyrë specifike për ndërhyrje, megjithqë zyrtarë të tjerë të inteligjencës dhe të Kongresit amerikan e kanë bërë këtë.
Megjithatë, zoti Brennan tha se “ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm për atë që rusët mund të përpiqen ta bëjnë në kuptimin e mbledhjes së informacioneve në sferën kibernetike”.
Çështja e sulmeve kibernetike ruse është shndërruar në temë të rëndësishme në garën zgjedhore për president amerikan, pasi disa emaila me përmbajtje poshtëruese nga zyrtarët e Partisë Demokratike kanë rrjedhur në opinion vetëm pak kohë para konventës, ku u mbështet kandidatura e Hillary Clintonit për presidente.
Rivali i saj, republikani Donald Trump, e ka hedhur poshtë rrezikun e ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet amerikane, pasi gjatë një interviste në një televizion, që financohet nga qeveria ruse, ka thënë se ai mendon se ka pak gjasë që Kremlini po përpiqet ta bëjë këtë. /rel