
Shefi në largim i misionit të BE-së për sundimin e ligjit, Gabriele Meucci ka thënë se “në ligjet e Kosovës dhe në Kushtetutën e Kosovës, nuk është e shkruar se nëse ke qenë komandant i UÇK-së mund të kryesh çfarëdo krimi që do”.
Meucci, që e kryen mandatin e tij pikërisht në ditën e përfundimit të mandatit të misionit të EULEX-it në Kosovë, dhe përmbledhjes së bisedave për zgjatjen e tij, tha se niveli i korrupsionit në Kosovë nuk dallon nga vendet e tjera, por tha ai është më i vendosur.
“Si çdo kund tjetër dhe nuk është përjashtim. Dua të jem i qartë se korrupsioni është një sëmundje e domosdoshme në politikë, do të thosha. Është çështje e nivelit ndonjëherë. Nuk dua të them se këtu ka më shumë se në vende të tjera, por është më i vendosur”, deklaroi Meucci.
Gabriele Meucci tha se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë është më e vështirë për shkak se “disa liderë në spektrin politik besojnë se mund të bëjnë çfarë të duan”.
“Sepse kemi disa liderë në spektrin politik që besojnë se mund të bëjnë çfarë të duan. Ne jetojnë në kushte të vështira dhe nuk jemi kaq të fortë që të injorojmë kërcënimet potenciale që kemi, por këtë e kemi fat, kur bëhet fjalë për drejtësinë vendore”, tha ai në një intervistë me Radio Evropa e Lirë.
Ai tha se misioni i EULEX-it nuk mund të quhet i dështuar, sepse çdo dështim do të nënkuptonte edhe dështim të vet Kosovës, që këtë mision e ka të bashkëngjitur në sistemin e vet të drejtësisë. /Insajderi.com