Policia e Tiranës dhe sektori i antidrogës ka arrestuar pesë persona dhe ka sekuestruar 10 mijë doza ekstazi. Në mesin e të arrestuarve janë edhe dy shqiptarë nga Kosova, njëri prej tyre asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Mujeci.
Shefi i asamblistëve të LVV-së në Prishtinë, Gëzim Sveçlën, tha për Gazetën Insajderi tha se nuk ka informacione përveç atyre që ka lexuar në media.
“Asnjë info me shume nuk e kam. Veç çka po lexojmë në media. Çështjet disiplinorë janë përgjegjësi e nivelit qendror te Lëvizjes. Tashme është iniciuar si rast dhe shpejt merret një vendim“, tha ai për Insajderin
Rreth 10 mijë doza ekstazë të stampuara me logon e Luis Vuitton janë sekuestruar mbrëmjen e të hënës nga policia.
Sipas informacioneve arrestimi i disa prej personave ka ndodhur vetëm 20 metra larg godinës së Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Të arrestuar janë Mithat Ramadani, Besnik Mujeci, Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdia.