Shefi i BE-së në Kosovë deklarohet pas takimit me krerë të partive: Qeveria e re duhet të ... - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shefi i BE-së në Kosovë deklarohet pas takimit me krerë të partive: Qeveria e re duhet të …

    Insajderi
    18 February 2025 - 14:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, është takuar me liderët e partive në Kosovë.

    Ai në këtë takim ka folur me ta për zgjedhjet dhe hapat që duhet ndjekur.

    “Mbajta takime të veçanta me Albin Kurtin, Memli Krasniqin, Lumir Abdixhikun dhe Ramush Haradinajn për të diskutuar hapat e ardhshëm pas zgjedhjeve. Theksova se shumica dërrmuese e njerëzve në Kosovë aspirojnë të anëtarësohen në BE. Qeveria e re duhet të ndjekë në mënyrë aktive reformat për ta realizuar këtë”, tha Orav.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark