Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës e ngriti çështjen e presidentit sirian Bashar al Assad dhe mundësinë e largimit të tij nga pushteti kur vizitoi Moskën në fillim të marsit.
Lajmin e bën të ditur agjencia e lajmeve “RIA”, që citon burime pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Rusi. Drejtori John Brennan, sipas të njëjtës agjenci, diskutoi edhe lidhur mbi ecurinë e armëpushimit në Siri, shkruan Top-Channel.
Ndërkohë, agjencia tjetër ruse e lajmeve, “Interfax” citoi zv.ministrin e Jashtëm rus, Oleg Syromolotov të thoshte se, Brennan ishte takuar edhe me shefin e FSB-së, ndërsa mohoi që vizita e tij të ketë qenë e lidhur me vendimin e Moskës për të tërhequr trupat nga Siria.