Shefi i delegacionit të PE-së: Hetimi të plotë për vënien para përgjegjësisë të kryesve për këtë sulm kriminal - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shefi i delegacionit të PE-së: Hetimi të plotë për vënien para përgjegjësisë të kryesve për këtë sulm kriminal

    Insajderi
    30 November 2024 - 15:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shef i delegacionit të Parlamentit Evropian për raportet me Kosovën, deputeti nga Kroacia, Davor Ivo Stier ka reaguar sot pas sulmit në Ibër Lepenc.

    Stier në një postim në platformën X shkruan se në emër të delegacionit të PE-së për Kosovën dënojnë sulmin, gjersa kanë shprehur mbështetje për institucionet e Kosovës në kryerjen e një hetimi të plotë.

    “Në emër të Delegacionit të PE për Kosovën dhe së bashku me raportuesin e përhershëm, dënojmë sulmin në infrastrukturën kritike pranë Zubin Potokut.

    Ne shprehim solidaritetin tonë të plotë me qytetarët e Kosovës dhe mbështetjen tonë për institucionet e Kosovës në kryerjen e një hetimi të plotë për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë të kryesve për këtë sulm kriminal”, shkruan ai. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark