Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Herzi Halevi, paralajmëroi Hezbollahun për çfarëdo sulmi ndaj Izraelit teksa vizitoi komandën veriore të ushtrisë pranë Libanit të martën.
“Nëse Hezbollahu bën ndonjë gabim dhe na godasin, ai do të shkatërrohet, shkatërrohet, shkatërrohet”, tha Halevi, raporton CNN, përcjell Gazeta Insajderi.
“Secili prej nesh do të bëjë gjithçka, përfshirë rrezikimin e jetës së tij”, deklaroi ai para ushtarëve.
“Ne po luftojmë për shtëpinë tonë, civilët tanë, sovranitetin tonë dhe ekzistencën tonë në të ardhmen.” /Insajderi.org/