Shefi ekzekutiv i Meta, Mark Zuckenberg javën e kaluar ka raportuar para Senatit të Shteteve të Bashkuara.
Falja erdhi pasi Zuckerberg, firma e të cilit zotëron platformat e mediave sociale Facebook dhe Instagram, iu përgjigj pyetjeve në seancën që u fokusua në shfrytëzimin seksual të fëmijëve në internet.
Seanca u ndoq gjithashtu nga CEO nga Discord, Snapchat, X dhe TikTok dhe shfaqi një video të fëmijëve që flisnin për përvojat e tyre me ngacmimin në internet, abuzimin dhe më shumë, raportoi CBS Neës.
Kryetari i komisionit, Dick Durbin, kundërshtoi platformat për dështimin në mbrojtjen e fëmijëve, ndërsa senatori republikan Lindsey Graham i tha Zuckerberg se ai kishte “gjak në duart e tij” nga një “produkt që vret njerëz”.
Familjet morën pjesë gjithashtu në seancën dëgjimore, disa mbanin në duar tabela që tregonin historitë e fëmijëve të tyre.
Kur Zuckerberg u pyet nga senatori republikan Josh Haëley nëse do të donte t’u kërkonte falje viktimave të dëmtuara nga produkti i tij, miliarderi i teknologjisë iu drejtua drejtpërdrejt familjeve të pranishme.
“Më vjen keq për gjithçka që keni kaluar. Askush nuk duhet t’i kalojë gjërat që kanë vuajtur familjet tuaja dhe kjo është arsyeja pse ne investojmë kaq shumë dhe do të vazhdojmë të bëjmë përpjekje në të gjithë industrinë për t’u siguruar që askush nuk duhet të kalojë gjërat që kanë vuajtur familjet tuaja”, ka deklaruar ai.
Zuckerberg dhe CEO të tjerë të mediave sociale promovuan procedurat e tyre të sigurisë së fëmijëve në internet. Meta ka thënë më parë se ka shpenzuar 5 miliardë dollarë për sigurinë në vitin 2023.
Seanca dëgjimore e Senatit është pjesë e një shtytjeje për të miratuar legjislacionin për të frenuar përhapjen e imazheve të abuzimit seksual të fëmijëve dhe për të mbajtur përgjegjës platformat teknologjike.