Shefi i kabinetit të Alban Hysenit rrahu komshiun 70-vjeçar në oborrin e tij për shkak të një sherri mes fëmijëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shefi i kabinetit të Alban Hysenit rrahu komshiun 70-vjeçar në oborrin e tij për shkak të një sherri mes fëmijëve

    Insajderi
    26 August 2025 - 11:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i kabinetit të kryetarit të Gjilanit, Alban Hysenit, Labinot Latifi është përfshirë në një rrahje. Ai dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj të moshuarit Ilmi Kurteshi, i cili ka pësuar lëndime në kokë.

    Djali i të moshuarit, Arianit Kurteshi, tha për Gazetën Insajderi se babai i tij është rrahur nga Labinot Latifi. Sipas tij, arsyeja e përleshjes ka ardhur pas një zënke që kanë pasur djali i tij, 9-vjeçar, me djalin e Labinot Latifit.

    Pas sherrit mes fëmijëve, përplasja ka kaluar tek të rriturit, ku gjyshi i fëmijës ka ndërhyrë për ta mbrojtur nipin e tij. Ai është kanosur nga Labinot Latifi, dhe nga situata e tensionuar i ka rënë të fiktë duke marr lëndime në kokë.

    Fëmijët janë ngucur. Dje djali im që është në moshën 9-vjeçare, me djalin e tij që është 12-vjeçar. Si fëmijë, qysh haliten. Babai im ka qenë në shtëpi, duke punuar. Labinoti ka ardhur në shtëpi për ta rrahur djalin tim, edhe babai im ka dalë për ta mbrojtur. Ai ka ardhur dhe na ka sulmuar në shtëpi. Babai im nuk e di as vetë se si e ka goditur. Ka rënë në tokë dhe i ka rënë të fikët. Ai është 70-vjeçar. Labinoti po mundohet me manipulu situatën edhe me policinë për shkak të pozitës së tij si shef i kabinetit të Alban Hysenit,” tha për Insajderin djali i të moshuarit, Arianit Kurteshi.

    Ai ka dërguar edhe fotografi nga lëndimet që ka marrë babai i tij.


    Lidhur me rastin, Policia në Gjilan ende nuk ka dhënë detaje për Insajderin, por nga kartela e viktimës, rasti është cilësuar si “lëndim i lehtë trupor”.

    Gazeta Insajderi ka provuar të marrë edhe një version nga shefi i kabinetit të Hysenit, Labinot Latifi, por në vend të tij është përgjigjur bashkëshortja.

    Ajo ka konfirmuar incidentin, duke mohuar sulmin e bashkëshortit ndaj të moshuarit.

    Nuk e ka goditur. Labinoti ka vepruar në vetëmbrojtje. Djali ynë është i lënduar fizikisht prej disa fëmijëve dhe jemi duke e dërguar në spital. Labinoti nuk është përfshirë, është çështje mes fëmijësh,” sqaroi për Insajderin bashkëshortja e Labinotit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark