Visar Syla, shefi i kabinetit të kryetarit të Mitrovicës Veriore, përmes një reagimi në facebook ka demantuar shpërthimin që ndodhi pasditen e së dielës në liqenin e Ujmanit.
Ndonëse u publikuan fotografi nga vendi ku ka ndodhur shpërthimi dhe lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, shefi i kabinetit, Visar Syla tenton të demantoj lajmin.
Syla postoi një fotografi të Ujmanit me mbishkrimin “Foto për demantimin e reporterëve që propagandojnë nga kuzhinat e shtëpisë!”.
Ndërkohë, Gazeta Insajderi ka siguruar edhe pamje nga dëmet që ka shkaktuar shpërthimi. Sipar raportimit, dy vetura janë dëmtuar.
Tutje, lajmin për Insajderin e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.
Elshani tha se Policia e Kosovës ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po qëndrojnë ende aty.
“Persona të lënduar nuk ka, vetëm dy vetura janë dëmtuar”, tha Elshani.