Shefi i kabinetit të presidentes reagon pas raportimeve për të shtëna në Veri: Policia s’është e përfshirë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Shefi i kabinetit të presidentes reagon pas raportimeve për të shtëna në Veri: Policia s’është e përfshirë

    Insajderi
    25 December 2022 - 23:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, kanë thënë se mediat e regjimit të Aleksandër Vuçiqit janë duke u përpjekur për të nxitur konflikt të armatosur në Kosovë.

    Kjo pasi të dielën në mbrëmje kanë raportuar rrejshëm për “përleshje” në mes Policisë së Kosovës dhe serbëve lokalë.

    “Policia e Kosovës nuk është përfshirë në asnjë përleshje. Strukturat ilegale dhe kriminale të Serbisë po gjuajnë me armë“, ka shkruar ai në Twitter.

    Më herët, mediat e lidhura me pushtetin serb raportuan që “ka tensioe në Zubin Potok”.

    Por video e publikuar nuk ishte provë nëse është duke ndodhur aktualisht.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark