Shefi i kabintetit të Presidencës: Beogradi ka përgjegjësi të plotë për çfarëdo përshkallëzimi – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Shefi i kabintetit të Presidencës: Beogradi ka përgjegjësi të plotë për çfarëdo përshkallëzimi

    Insajderi
    10 December 2022 - 19:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Blerim Vela, shef i stafit të Presidencës, ka thënë se Serbia ka udhëzuar strukturat e saj ilegale për të krijuar barrikadat në veri të Kosovës.

    Përmes një cicërime në Twitter, Vela tha se disa ish-pjesëtarë të Policisë së Kosovës, që kanë dhënë dorëheqje në nëntor të këtij viti, janë duke krijuar barrikadat.

    “Pjesëtarë të së ashtuquajturës ‘Civilna Zastita’ (Mbrojtja Civile) dhe disa ish-pjesëtarë të Policisë së Kosovës, që kanë dhënë dorëheqje në nëntor të këtij viti, janë duke krijuar barrikadat”, ka thënë Vela.

    Sipas tij, Beogradi ka përgjegjësi të plotë për çfarëdo përshkallëzimi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark