Shefi i NATO’s pas takimit me Vuçiq: Dhuna në Veri la 93 ushtarë të lënduar, palët të angazhohen në dialog – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Shefi i NATO’s pas takimit me Vuçiq: Dhuna në Veri la 93 ushtarë të lënduar, palët të angazhohen në dialog

    Insajderi
    19 July 2023 - 21:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretari i NATO’s, Jens Stoltenberg është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

    Stoltenberg ia ka thënë Vuçiqit se dhuna në Veri të Kosovës la të plagosur 93 pjesëtarë të KFOR’it.

    Ai tha se Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen në dialog,

    Mirë për t’u takuar @predsednikr  për të diskutuar dhunën e fundit në veri të Kosovës, e cila la 93 trupat e KFOR‘it plagosur. NATO ka dislokuar trupa shtesë dhe zbaton mandatin e saj të #OKB-së në mënyrë të paanshme. Prishtina dhe Beogradi duhet të parandalojnë përshkallëzimin dhe të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga #BE“, ka shkruar ai në Twitter.

    Prej protestave të dhunshme të serbëve në Veri kishin mbetur të lënduar dhjetëra pjesëtarë të KFOR’it.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark