Shefi i OSBE-së kërkon që Qeveria të konsultohet me Komisionerin e Gjuhës sa i përket shenjave të rrugëve – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shefi i OSBE-së kërkon që Qeveria të konsultohet me Komisionerin e Gjuhës sa i përket shenjave të rrugëve

    Insajderi
    15 March 2024 - 21:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i Zyrës së OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës ka marrë një nismë për heqjen e tabelave nëpër rrugët e veriut dhe në gjithë vendin, të cilat janë të shkruara në çirilicë.

    Davenport ka thënë se OSBE përkrah Komisionerin e Gjuhëve në Zyrën e Kryeministrin në përcaktimin e respektimit të përputhshmërisë gjuhësore sipas legjislacionit në fuqi.

    Ai ka thënë se hapat për zëvendësimin e tabelave duhet të pasojnë konsultimin me zyrën e tij.

    “Hapat për zëvendësimin e tabelave që tregojnë emrat e vendeve në gjuhët zyrtare duhet të pasojnë konsultimin me zyrën e tij”, ka shkruar Davenport.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark