Shefi i policisë u quajt staf i ministrit – reagon  Samedin Mehmeti: Jam nënkolonel me gradë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shefi i policisë u quajt staf i ministrit – reagon  Samedin Mehmeti: Jam nënkolonel me gradë

    Insajderi
    01 April 2022 - 13:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë raportimit në komisionin për siguri të Kuvendit, Drejtorin e Policisë së Kosovës, Samedin Mehmetin, Bekë Berisha e ka quajtur staf i Ministrit Xhelal Sveçla. Lidhur me këtë ka reaguar Mehmeti.

    Mehmeti tha se nuk është staf i ministrit Xhelal Sveçla, por nënkolonelme gradë.

    “Unë as nuk jam staf i ministrit e as nuk mundem me qenë staf i ministrit. Unë e kam gradën nënkolonel dhe nesër kur nuk jam drejtor i policisë, unë kthehem në pozitën e nënkolonelit”, deklaroi ai.

    Deputeti Berisha, reagoi duke thënë se ministri Sveçla ka thënë se Mehmeti është staf i tij.

    “Më pat thënë ministri që ky është stafi jem, për atë po të them”, tha Berisha.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark