Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të jetë gjatë ditës së sotme në Bruksel. Kjo vizitë në Bruksel vjen me ftesë të Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas.
Kurti sot pritet të takohet edhe me Presidentin e ri Këshillit Evropian, Antonio Costa.
Presidenti i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa, do t’i takojë liderët e Ballkanit Perëndimor. Sipas agjendës së publikuar në faqen zyrtare të BE-s, Presidenti i KE-së, Antonio Costa fillimisht do të pres në takim kreun e qeverisë shqiptare, Edi Ramën me fillim nga ora 16:00. Ndërsa nga ora 19:00 ai do të pres për takim Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Në ora 20:00, sipas agjendës do të zhvillohet takimi me liderët e Ballkanit Perëndimor.
Në Bruksel prezent do të jetë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Vuçiq pak më parë tha se e pret një ditë e vështirë, pasi do të ketë takime me të gjithë zyrtarët e sapoemëruar të BE-së.
Takimi me të planifikohet në orën 18:00.