Dollia e kryeministrit, Albin Kurti dhe Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në Gllogjan, u kritikua mjaft shumë.
Krejt kjo pasi gotat me raki u “cakërruan” në muajin e shenjtë të Ramazanit.
Por, ndryshe nga shefi i tij, kryetari i komunës së Gjilanit nuk ka ndjekur rrugën e njëjtë për këtë muaj, ai ka vendosur që agjëruesit t’i shpërblejë.
Hyseni përmes një vendimi ka bërë të ditur se i gjithë stafi i administratës komunale që do të agjërojë, do të ketë një orë më pak punë.
Stafi i komunës do të nisë punën nga ora 09:00 deri në orën 16:00, ndërsa për zbatimin e këtij vendimi do të kujdeset vetë Hyseni bashkë me drejtorët.