Polarizimi i skenës politikë në vend ka penguar progresin në Kosovë, me gjithë përpjekjet e konsiderueshme nga ana e Qeverisë për të ndjekur agjendën ambicioze të reformave.
Kështu ka thënë shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, në raportimin e tij për zhvillimet e tre muajve të fundit në Kosovë para Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
“Ekstremet e dallimeve politike kanë shkel normat themelore demokratike. Si shembull i kësaj ka qenë përdorimi i vazhdueshëm i dhunës nga opozita për të penguar Kuvendin e Kosovës, por edhe institucionet tjera qeveritare”, ka thënë ai.
Por, Tanin ka përmendur edhe disa arritje të shënuara gjatë kësaj kohë. Ai ka përmendur dialogun Kosovë-Serbi si dhe përparimin që është bërë për themelimin e gjykatës speciale.
Në emër të Kosovës ka folur edhe ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Citaku. /Insajderi