×
  • Lajme
  • Lajme

    Shefi i ushtrisë serbe takon komandantin e KFOR-it: Situata e sigurisë në Kosovë e paqëndrueshme

    Insajderi
    07 August 2024 - 18:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, u takua sot me shefin e Forcave të Armatosura të Serbisë, Millan Mojsilloviq, për të diskutuar situatën e sigurisë në Kosovë.

    Në këtë takim të nivelit të lartë, u bisedua gjithashtu për bashkëpunimin ndërmjet KFOR-it dhe ushtrisë serbe, me fokus në krijimin e një mjedisi të sigurt në rajon.

    Sipas një komunikate nga Forcat e Armatosura të Serbisë, diskutimet përfshinë aktivitetet e ndërmarra nga të dyja forcat ushtarake për të monitoruar situatën në terren dhe për të parandaluar krizat në Kosovë, si dhe për të siguruar një reagim efikas në rast të kërcënimeve për sigurinë.

    “Situata e sigurisë në Kosovë është e paqëndrueshme dhe e ndjeshme. Të dy palët u pajtuan mbi nevojën për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë dhe komunikimin e drejtpërdrejtë në të gjitha nivelet”.

    Mojsilloviq theksoi se “ushtria serbe, në përputhje me Marrëveshjen Ushtarako-Teknike, e konsideron KFOR-in si aktorin e vetëm legjitim të sigurisë në Kosovë, i cili duhet të veprojë në mënyrë profesionale dhe të paanshme për të mbrojtur popullatën serbe në rajon.”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark