“Shefi i ZRRE’së duke ngrënë tortën e pronarit të KEDS’it”, gazetari publikon fotografinë festive të dyshes - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Shefi i ZRRE’së duke ngrënë tortën e pronarit të KEDS’it”, gazetari publikon fotografinë festive të dyshes

    Insajderi
    25 March 2025 - 22:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari Lavdim Hamiti ka publikuar një fotografi të kryesuesit të bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), Ymer Fejzullahu, duke prerë tortën bashkë me pronarët e kompanisë private për distribuimin e energjisë elektrike, KEDS.

    Shefi i ZRRE-së tu e honger torten e pronarit te KEDS. Prej asaj dite vec dite te zeza ka pa ky popull“, ka shkruar Hamiti në ‘Facebook’, shkruan Insajderi.

    Pamjet duket se janë nga 10-vjetori i investimeve të KEDS-it në Kosovë.

    Fejzullahu është treguar i prerë lidhur me çështjen e shtrenjtimit të energjisë elektrike, ku edhe ka ironizuar me qytetarët duke ua besuar atyre që ta gjejnë operatorin distribues me kërkesa më të ulëta. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark