Shefi i Zyrës së BE-së i shkon në Qeveri Kurtit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shefi i Zyrës së BE-së i shkon në Qeveri Kurtit

    Insajderi
    25 July 2025 - 17:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i Zyrës së BE-së, Aivo Orav, i ka shkuar për një vizitë në Qeveri, kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

    Zyra e Kurtit në njoftimin për media ka treguar se në takim është biseduar për aktualitetin politik në vend.

    “Gjatë takimit, gjithashtu u trajtuan tema që kanë të bëjnë me aktualitetin në vend”, njofton ZKM.

    Kryeministri në detyrë dhe Orav kanë diskutuar për bashkëpunimin mes Kosovës dhe BE-së në kuadër të integrimit evropian.

     “Kryeministri nënvizoi përkushtimin e Qeverisë për avancimin e reformave të nisura gjatë këtij mandati, duke veçuar rëndësinë e vazhdueshme që i ka kushtuar të drejtave dhe integrimit të plotë të të gjitha komuniteteve pa dallim”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    28 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark