Shefi i kabinetit të Mustafës – politikanëve serbë: Jeni dehur keq - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shefi i kabinetit të Mustafës – politikanëve serbë: Jeni dehur keq

    Insajderi
    20 June 2016 - 17:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i kabinetit të kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, Sokol Havolli, ka ironizuar me të ashtuquajturin drejtor i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

    Gjuriq tha se lojtarët kosovarë të Shqipërisë janë shtetas të Serbisë, dhe se ata “e kanë bërë krenare Serbinë”.

    Megjithatë, Havolli deklaratën e Gjuriqit se lojtarët kosovarë në kombëtaren shqiptare dhe atë të Zvicrës janë shtetas të Serbisë, e ka konsideruar pasojë “të dehjes karakteristike të disa politikanëve të Serbisë”.

    “Kam dëgju se kur dehen disa politikanë të Beogradit, dehen keq. Por se dehen kaq keq, s’ma ka marrë mendja. Ndoshta me deklaratat e fundit Gjuriqi po e konsideron Serbinë si Provincë të Republikës së Kosovës? Përshëndetje me një foto nga Franca 2016”, ka shkruar Havolli, duke plasuar një foto të festës së fitores së tifozëve shqiptarë me flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Shqipëria fitoi 1-0 ndaj Rumanisë, për ta arritur fitoren e parë historike të kombëtares kuqezi në ndonjë ngjarje të madhe sportive siç është Kampionati Evropian. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark