Një atmosferë e bukur dhe festive tashmë ka përfshirë të gjithë qytetarët në qytetet dhe fshatrat e Kosovës. Duket që kësaj radhe, të gjithë qytetarët, janë më të përgatitur dhe më të përkushtuar për t’i kremtuar festat e fundvitit, bashkë me familjet e tyre.
Kompania Viva Fresh Store, ka filluar njërën nga kampanjat më të suksesshme të zbritjeve, me moton “Shefi nuk o’ k’tu”. Kjo kampanje dy ditore, e cila do të vlejë vetëm të martën dhe të mërkurën të kësaj jave, përfshinë në vetë, produkte të caktuara nga të gjitha sektorët si; produktet ushqimore, higjienike produkte shtëpiake, veshmbathjeve për të gjitha grupmoshat si dhe të gjitha dekorimet festive për festat e fundvitit. Me këtë kampanjë, konsumatorët kanë mundësi që të përfitojnë zbritje çmimesh, në të gjitha produktet qe janë të përfshira në kampanjën e lansuar.
Për të krijuar momente dhe kujtime edhe më të bukura, për gjithë fëmijët tuaj në këto ditë feste, Viva Fresh Store në çdo qytet ku operon, nga data 10 deri më 31 Dhjetor, ka përgatitur edhe “Këndin e Babadimrit” me plotë surpriza. Fëmijët aty kanë mundësi të luajnë, të zbaviten dhe të bëjnë fotografi me “Babadimrin”, sa të duan dhe si të duan.
Po ashtu, mos harroni, të marten, të gjithë fëmijët në qytetin e Ferizajt, Gjilanit dhe Pejës, kanë mundësi të ndjekin edhe programet dhe koncertet më të mëdha festive për fëmijë duke filluar nga ora 17:00, ku do të performojne para publikut, grupe dhe ansamble të ndryshme profesionale dhe kulturore.
Këtë vit, zingjiri më i madh i shitjeve me pakicë në vend, Viva Fresh Store, për të gjitha konsumatorët e saj, ka përgatitur aktivitete dhe oferta të tjera nga më të ndryshmet, me përplot surpriza. Për të gjitha këto, konsumatorët do të njoftohen me kohë, përmes kampanjave të ndryshme të cilat do të shfaqen, në televizionet dhe portalet vendore si dhe përmes Facebook-ut zyrtar të kësaj kompanie.