Shefi i OKB-së, u ka bërë thirrje Rusisë dhe SHBA-së që të rifillojnë bisedimet për të zvogëluar arsenalin masiv bërthamor.
Sekretari i përgjithshëm, Ban Ki-moon e bëri thirrjen gjatë një ligjërate në Universitetin e New Yorkut, më 23 nëntor.
Gjasat për rihapjen e bisedimeve ndërmjet Moskës dhe Uashingtonit për shkurtimin e rezervave të armëve bërthamore, janë të vogla marrë parasysh rritjen e tensioneve ndërmjet dy shteteve
“Fedarata Ruse dhe SHBA-ja, që së bashku posedojnë potencialin më të madh bërthamor – supozoj 95 për qind të armëve të deklaruara bërthamore në botë janë të vendosura në këto dy shtete – duhet të rifillojnë një dialog të sinqertë për të shkurtuar të gjitha llojet e armëve bërthamore”, tha ai, shkruan rel.
Marrëveshja New Start i obligon të dyja palët që të shkurtojnë kokat bërthamore në 1550 dhe njëkohësisht të ndalojnë vendosjen e makinave të shpërndarjes strategjike dhe lansuesve deri më 2018.
Rezervat e SHBA-së janë nën këtë nivel, por ka shqetësime në rritje të disa ekspertëve të mbrojtjes në SHBA se Rusia nuk ka për qëllim që të arrijë këtë synim.