Shefi i OSBE-së dhe Lavrov flasin për konfliktin në Ukrainë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Shefi i OSBE-së dhe Lavrov flasin për konfliktin në Ukrainë

    Insajderi
    25 April 2017 - 09:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), do të qëndrojë në Moskë nga 24 deri më 27 prill, për të diskutuar për “lehtësimin e zgjidhjes” të konfliktit në Ukrainë, ka njoftuar Ministria e Jashtme ruse.

    Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Lamberto Zannieri do të takohet me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov. Në këtë takim do të marrë pjesë edhe drejtori i OSBE-së për parandalimin e konfliktieve, Marcel Pesko.

    Pesko do të vizitojë pikëkalimet kufitare ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, ku janë të vendosur vëzhguesit e misionit të OSBE-së.

    Zannier gjithashtu është planifikuar të takohet me menaxherët e Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive si dhe do të marrë pjesë në konferencën e gjashtë në Moskë për Siguri Ndërkombëtare.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark