Shefi i Samsung mohon akuzat për korrupsion - Insajderi
×
Teknologji

Shefi i Samsung mohon akuzat për korrupsion

Insajderi
09 March 2017 - 11:53
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lee akuzohet për dhënie rryshfeti në një skandal korrupsioni rrënjët e të cilit shkojnë deri tek Presidentja e vendit Park Geun-hye e cila është pezulluar nga detyra në Dhjetor.

Lee i cili po mbahet në Stacionin e Policisë së Seulit nuk mori pjesë në seancën gjyqësore. Seanca e radhës do të përcaktohet javën e ardhshme.

Avokati mbrojtës i Lee mohoi çdo akuzë me argumentin se prokuroria speciale ka pranuar si provë biseda të cilat nuk i ka dëgjuar asnjëherë, shkruan PcWorld.

Në mesin e akuzave të ngritura ndaj Lee është dhënia e rryshfeteve mikes së presidentes Park, Choi Soon-sil, femra e cila gjendet në qendër të skandalit.

Të premten pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Presidenten Park.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark