×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Shefi i “Samsung” i shpëton arrestimit

    Insajderi
    19 January 2017 - 15:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një gjykatë në Korenë e Jugut ka hedhur poshtë një kërkesë të prokurorëve për të lëshuar një urdhër-arrest për shefin e “Samsung”, Lee Jae-yong.

    Gjyqtari i çështjes deklaroi të enjten se nuk kishte mjaftueshëm arsye për të arrestuar Lee, i akuzuar për dhënie ryshfeti, përvetësim dhe dëshmi të rremë.

    Lee ishte në pritje të vendimit të gjykatës që prej disa ditësh dhe ky duhet të ketë qenë një moment lehtësimi për të.

    Dyshimet e ngritura ndaj tij ishin pjesë e një hetimi për korrupsion, ku u përfshi edhe presidentja e vendit aziatik, Park Geun-hye.

    Gjigandi i elektronikës, që vazhdimisht ka mohuar akuzat, reagoi përmes një deklarate duke thënë se, “rrjedhojat e kësaj çështjeje tani mund të përcaktohen pa qenë nevoja për arrestim”.

    Nga ana tjetër, presidentja Park akuzohet për abuzim me anë të detyrës, pasi ka favorizuar një mikeshë të afërt, Choi Soon-sil, për të siguruar miliona dollarë donacione nga kompanitë e mëdha për fondacionet e saj.

    Prokurorët dyshojnë se, “Samsung” pagoi 36.3 milionë dollarë për të siguruar mbështetjen e qeverisë për shkrirjen e dy kompanive në vartësi të saj.

    “Samsung” ka konfirmuar kryerjen e donacioneve, por insiston se nuk ka kërkuar asgjë si këmbim. Prokuroria kishte shpallur zotin Lee si person të dyshuar për kryerjen e një krimi dhe kishte bërë kërkesë zyrtare për arrestimin e tij më herët gjatë javës.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark