×
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    “Shefi” shpenzoi më shumë se shefi – Këto janë të dhënat e drekave e mëditjeve në Ministrinë e Mbrojtjes

    Insajderi
    15 November 2023 - 16:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i kabinetit të Ministrisë se Ushtrisë ka shpenzuar më shumë se sa shefi i kësaj ministrie. Insajderi sjell të dhënat e drekave zyrtare e të mëditjeve në MFSK.

    Liridon Iberdemaj, shefi i stafit të Ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka shpenzuar gati dyfishin e shumës së eprorit të tij për udhëtime jashtë vendit. Rrjedhimisht nga këto udhëtime, ky zyrtar ka përfituar mbi 800 euro mëditje nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes. Ndërsa, për shpenzime tjera duke përfshirë dhe meditjen ai ka shpenzuar në total 2 mijë e 411 euro.

    Ministria e Mbrojtjes është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Gazetës Insajderi për qasje në shpenzimet e ministrit Ejup Maqedonci dhe kabinetit të tij në udhëtime jashtë shtetit.

    Në dokumentin që ky dikaster i ka dhënë qasje Gazetës, shihet se shpenzimet për katër muaj të ministrit dhe stafit të tij janë afër 7 mijë euro.

    Nga kjo shumë, sipas dokumentit, vetëm për dreka zyrtare kjo ministri ka shpenzuar nga buxheti 1 mijë e 700 euro.

    Ministri Ejup Maqedonci, nga muaji gusht deri në periudhen e parë të muajit nëntor nga buxheti i ministrisë që ai udhëheq ka shpenzuar 1 mijë e 733 euro.

    Nga këto shpenzime, mëditje për udhëtim jashtë vendit ka marr 480 euro.

    Përpos ministrit, shpenzime kanë pasur edhe zëvendësministri dhe shefi i stafit. Për dallim nga ministri, Shefi i stafit,  Lirdon Iberdemaj ka shpenzuar gati dyfishin e shumës së eprorit të tij.

    Liridon Iberdemaj, sipas dokumentit ka shpenzuar gjithsej 2 mijë e 411 euro për periudhën gusht-nëntor.

    Ndërsa zëvendësministri, Shemsi Syla ka shpenzuar vetëm 700 euro.

    Sipas këtij dokumenti, Ministria e Ushtrisë ka shpenzuar për në periudhën gusht- nëntor gjithsej, 6.908.47 Euro.

    /Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark