Shefi i ushtrisë amerikane kërcënon për luftë me Rusinë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shefi i ushtrisë amerikane kërcënon për luftë me Rusinë

    Insajderi
    08 October 2016 - 20:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i ushtrisë amerikane Gjenerali Mark Milley, ka paralajmëruar gjatë natës së mbrëmshme që SHBA-të janë të gatshme të shkatërrojnë armiqtë e tyre, përmes disa komenteve të cilat ishin drejtuar qartë ndaj Rusisë.

    “Dua të jem i qartë për ata qe dëshirojnë të na shkaktojnë dëme, ushtria e Shteteve të Bashkuara – pavarësisht sfidave që kemi, pavarësisht tempos tonë operacionale dhe gjithë asaj që jemi duke bërë – do t’ju ndalojmë dhe do t’ju mundim rëndë, ashtu siç nuk keni qenë të mundur më herët. Mos bëni gabime rreth kësaj” ka deklaruar Milley.

    Për më tepër Milley ka thënë që konflikti i radhës do te jetë eksperienca më vdekjeprurëse që nga Lufta e Dytë Botërore, dhe do të përfshijë luftime në zona urbane të populluara.

    Milley bëri të qartë qe po fliste për Rusinë, përderisa citoi një zyrtarë të lartë rus i cili kishte thënë “Rusia mund të hyj në luftë konvencionale në Evropë dhe ta fitoj atë”

    Këto komente vijnë pas ngritjes së tensioneve në mes të dy superfuqive.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark