
Jeta Rafuna, shefja e grupit të asamblistëve të LDK-së në Prishtinë, synon një tjetër mandat në Asamblenë Komunale, duke garuar me numrin 7.
Në një postim në rrjete sociale, Rafuna ka theksuar përvojën e saj dhe përkushtimin për qytetin e Prishtinës.
“Me përvojën e fituar në disa mandate dhe me përkushtimin e pandalur për qytetin tonë, rikandidoj për një mandat të ri në Asamble, për të vazhduar punën që kemi nisur së bashku për transformimin e Prishtinës💙”, ka shkruar ajo.
Ajo ka shtuar se numri 7 përfaqëson vazhdimësinë e angazhimit të saj për një Prishtinë më të zhvilluar, më të pastër dhe më funksionale për të gjithë qytetarët.
“Bashkë mund të shkojmë përtej sfidave dhe të ndërtojmë një Kryeqytet ku secili ndihet i përfaqësuar dhe i respektuar. Unë jam Jeta – dhe me numrin 7 vazhdojmë rrugën që e nisëm, për një Prishtinë që e do jetën”, ka shkruar Rafuna.