Shefja e stafit të Presidentes reagon pas deklaratës së Petkoviq: Kjo retorikë çnjerëzore pasqyron mendësinë gjenocidale të Millosheviçit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shefja e stafit të Presidentes reagon pas deklaratës së Petkoviq: Kjo retorikë çnjerëzore pasqyron mendësinë gjenocidale të Millosheviçit

    Insajderi
    18 March 2024 - 20:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjuha fyese e kryenegociatorit të Serbisë në Dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq ndaj presidentes Osmani ka bërë që të reagoj  shefja e stafit të kabinetit të Presidencës, Learta Hollaj.

    Hollaj në një reagim në “X”, Petkoviqit i thotë se retorika e tij çnjerëzore pasqyron mendësinë gjenocidale të Millosheviçit dhe Putinit.

    “Shefi juaj e quajti Presidenten tonë ‘mi”, qeveria juaj e krahasoi me ‘miza’ dhe tani ju e quani ‘qen’. Kjo retorikë çnjerëzore pasqyron mendësinë gjenocidale të Millosheviçit dhe Putinit, duke zbuluar një injorancë rrëqethëse të mësimeve të historisë – pikërisht atë që do të prisnit nga një shovinist”, është ky reagimi që Hollaj ka bërë në “X”.

    Petar Petkoviq paraprakisht kishte shkruar se “Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani gënjen si qen!”

    “Çfarë do të thotë populli ynë, Vjosa Osmani gënjen si qen! Asnjë marrëveshje për dinarin nuk është arritur”, kishte shkruar Petkoviq.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark