“Shefqet Kastrati e Bashkim Ulaj, oligarkët që mbysin qytetarët” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Shefqet Kastrati e Bashkim Ulaj, oligarkët që mbysin qytetarët”

    Insajderi
    31 August 2024 - 10:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Disa qytetarë, kanë bllokuar kamionët e kompanisë “Kastrati” në Thumanë. Ajo çka banorët kërkojnë, është të kenë akses hyrje-dalje në këtë autostradë, pasi siç thonë, u duhet të shkojnë deri pranë Rinasit, e më pas të kthehen sërish, për të arritur në shtëpitë e tyre.

    Në një video të publikuar në rrjete sociale, përmenden Shefqet Krasniqi dhe Bashkim Ulaj, si oligarkë që po dëmtojnë qytetarët.

    “Shikoni kamionët e Kastatit, Shefqet Kastrati me Bashkim Ulajn bllokojnë rrugën. Oligarkët që mbysin qytetarët, Policia e Shtetit mbron ata”, dëgjohej teksa brohoriste një qytetar i revoltuar.

    Policia në video shiheshin se janë mobilizuar për t’i detyruar të përfundojnë protestën.

    @mariglenddoci #rezistence #protestaThumane #mariglenddoçi #poshteqeveria #thumana #hyrjedalje #ramaik #protesto #thumanekashar ♬ original sound – Mariglend Doçi

    Të dy biznesmenët, e përmendur janë të njohur për publikun në Shqipëri.

    Bashkim Ulaj është një prej biznesmenëve më të fuqishëm në vend. Ai i ka siguruar këto para nëpërmjet biznesit të fibrave optike, firmave të ndërtimit e disa kompanive të tjera.

    Ndërsa, Shefqet Kastrati është një nga emrat më të njohur të sipërmarrjes private në Shqipëri. Pasuria e tij eshte rreth 170 milion $ (pronar i vetem i kompanise Kastrati sh.a si dhe zoteron aksione ne kompani te ndryshme si Albsig , Digitalb)


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark