“Shekulli” pezullon gazetarin që bëri deklaratë fyese ndaj Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Shekulli” pezullon gazetarin që bëri deklaratë fyese ndaj Kosovës

    Insajderi
    17 August 2016 - 19:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtuesit e gazetës Shekulli nga Shqipëria kanë vendosur që të pezullojnë gazetarin Isuf Kurtaj, i cili përdori gjuhë fyese derisa komentonte vendimin e disa futbollistëve shqiptarë të Kosovës për të braktisur kombëtaren shqiptare për të luajtur për Kosovën.

    Sipas redaksisë së kësaj gazete të njohur shqiptare, Kurtaj ka dëmtuar imazhin e gazetës me statusin e tij në rrjetin social Facebook.

    Ndër të tjerash, në statusin e tij ai thotë se kosovarët janë racë e poshtër.

    “E zëmë se Kosovska-Metohio që shumë prej jush i paska gërryer kaq shumë meraku me bë ekip kualifikohet, një gjë doja t’ju pyesja: si leshin do të brohorisni? O sa mirë me qenë kosovarë? Yt racë e poshtë!”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

    Gazeta Shekulli ka sqaruar se reagimi i gazetarit është bërë mbrëmjen e vonë të 16 gushtit, ndërsa ai prej tre ditësh është me pushime në bregdetin e Himarës.

    Gazetari Kurtaj është nga Kosova, por ka studiuar dhe jeton në Tiranë tash e disa vite.

    “Në një sqarim për redaksinë, gazetari Kurtaj tha se statusi i tij, në profilin personal ishte keqkuptuar. Gjithsesi, redaksia vendosi ta pezullojë deri në një vendim të dytë”, njofton Gazeta Shekulli./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark