Shell Kosova ju uron Festën e Flamurit të gjithë Shqiptarëve. – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shell Kosova ju uron Festën e Flamurit të gjithë Shqiptarëve.

    Insajderi
    28 November 2020 - 16:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    28 Nëntori është ditë e shenjtë dhe datë e rëndësishme kombit tonë që përmbledh aspiratat për liri. Kjo festë na bashkon të gjithë shqiptarëve, nën hijen e flamurit kuq e zi, për të kujtuar rrugën që e kemi kaluar deri më sot, gjakun e dëshmorëve të rënë dhe brezat e tërë që janë sakrifikuar për liri, të cilët dhanë edhe jetën për arritjen e lirisë dhe pavarësisë që një pjesë e shqiptarëve sot e gëzojmë.

    Shell Kosova po ashtu falënderon Organizatën e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët për kontributin dhe bashkëpunimin ndanë mirënjohje Drejtorit të Shell Kosova – Lulzim Kryeziu. OVL po ashtu falënderoi për kontributin e të ndjerit Latif Kryeziu, i cili bëri shumë për lirinë e vendit tonë dhe për luftën  e drejtë të UÇK-së. Kontribuoi me të gjithë familjen në krizat më të mëdha që po kalonte vendi ynë por edhe sot janë pasardhësit e tij djemtë dhe nipat që vazhdojnë ta ndihmojnë dhe ta përkrahin edhe në paqe popullin, vendin, ekonominë dhe organizatat e ndryshme qe janë në shërbim të vendit tone.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark