Shembet dheu - bllokohet magjistralja Kaçanik-Hani i Elezit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shembet dheu – bllokohet magjistralja Kaçanik-Hani i Elezit

    Insajderi
    11 March 2016 - 22:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rëniet e shiut kanë bërë përsëri që pjesa e njohur si “Kulla me qeshme” në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit, ka bërë që të ketë shembje të dheut dhe gurëve duke bllokuar kështu këtë rrugë për qarkullimin e automjeteve.

    Sipas informacioneve nga qytetarë nga vendi i ngjarjes, rruga është bllokuar për automjete dhe ka shkaktuar bllokim të komunikacionit.

    “Ka gjysmë ore që është bllokuar magjistralia dhe e gjithë rruga është bllokuar dhe udhëtarët po zgjedhin rrugët alternative”, tha një qytetar që është bllokuar në këtë magjistrale.

    Shembjet e dheut dhe të gurëve në këtë pjesë janë të përvitshme saherë që ka reshje shiu duke shkaktuar bllokim të trafikut.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark