Prej ditësh, Kenia është pushtuar nga reshja të shumta shiu, të cilat kanë shkaktuar përmbytje të mëdha si dhe rrëshqitje të tokës.
Një ndërtesa 6-katëshe është shembur në kryeqytetin Nairobi si pasojë e rrëshqitjeve të tokës. Deri tani janë konfirmuar tre viktima, por ekziston frika se shumë persona të tjerë kanë mbetur të bllokuar nën rrënojat e ndërtesës.
Grupet e shpëtimit po punojnë intensivisht për t’i ardhur në ndihmë të bllokuarve. Përfaqësues të “Kryqit të Kuq” thanë se situata është mjaft kaotike dhe ende nuk ka një numër të saktë të personave që mund të kenë mbetur të bllokuar.
Televizioni shtetëror vendas, KTN, raporton se të paktën 50 persona janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat e ndërtesës.
Në një tjetër zonë, dy persona të tjerë janë zhdukur, ndërsa po gjatë së premtes 3 të tjerë mbetën të vdekur pas rrëzimit të një muri në Nairobi.