Insajderi
Lajme

Shembet ura në Kukës, mijëra banorë të bllokuar

Insajderi
01 April 2022 - 10:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shembet ura në Kukës, mijëra banorë të bllokuar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ura e Shtrezës në aksin Kukës-Shishtavec është shembur gjatë natës.

Pamjet e urës e cila duket e shembur nga të dyja anët e saj për shkak të motit të keq janë publikuar nga mediat në Shqipëri.

Kjo urë ka bllokuar fshatrat Shishtavec, Novosej dhe Turaj, të cilët kalojnë përmes saj gjatë ditës.

Duke mos pasur zgjidhje tjetër, një furgon ka kaluar sipër kësaj ure duke rrezikuar jetën e pasagjerëve që ndodheshin në të për shkak se mund të shembej komplet nga momenti në moment.

Ky nuk është rasti i vetëm pasi infrastruktura në disa fshatra të vendit lë shumë për të dëshiruar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark