Shembja e një hoteli në Kroev, në Gjermani që ndodhej pranë lumit Moselle, ka lënë disa qytetarë të bllokuar nën rrënoja.
Sipas mediave të huaja dyshohet se një person ka humbur jetën.
Ekipet e emergjencën po punojnë për shpëtimin e njerëzve të bllokuar. Dyshohet se aktualisht nëntë persona kanë mbetur të bllokuar, ndërsa ekziston rreziku i shembjes së mëtejshme të hotelit, duke vështirësuar edhe punën e ekipet të emergjencës.
Autoritetet evakuuan gjithashtu rreth 30 persona nga zona që rrethon menjëherë strukturën.