Shëmti në ditë feste: Bërlloku mbulon këndet e Prishtinës për Kurban Bajram - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shëmti në ditë feste: Bërlloku mbulon këndet e Prishtinës për Kurban Bajram

    Insajderi
    06 June 2025 - 10:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edhe në këtë ditë feste të Kurban Bajramit, kur qytetarët vizitojnë njëri-tjetrin dhe rrugët e Prishtinës janë më të gjalla se zakonisht, nuk kalon pa u vërejtur një problem i përhershëm – mbeturinat e shpërndara nëpër kënde të ndryshme të kryeqytetit.

    Pamje e publikuara nga Ekonomia Online tregojnë bërllok të grumbulluar në disa pjesë të qytetit, duke krijuar një kontrast të zymtë me atmosferën festive.

    Në vend që rrugët të pasqyrojnë pastërtinë dhe gjallërinë që sjell kjo festë e rëndësishme, ato janë mbuluar nga papastërti dhe mbeturina.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark