Shëndeti i Kurtit sigurohet te kompania e Behgjet Pacollit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Shëndeti i Kurtit sigurohet te kompania e Behgjet Pacollit

    Insajderi
    09 May 2022 - 22:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri, Albin Kurti është siguruar që ta ketë të siguruar shëndetin gjatë udhëtimeve me aeroplanë, shkruan Periskopi.

    Zyra e Prokurimit të Kryeministrisë të Kosovës ka vendosur që shëndeti i kryeministrit Kurti gjatë udhëtimeve të sigurohet tek kompania e biznesmenit Behxhet Pacolli.

    Në fakt, kompania e ish-presidentit Pacolli, “Siguria” ka ofruar çmim shumë të ulët në ofertën e saj për tenderin e vlerës së vogël “Shërbime të sigurimit të shëndetit në udhëtim ” Ri-Tender.

    Zyra e kryeministrit për sigurimin e shefit kishte ndarë 5000 euro për një vit, por “Siguria” ofertojë me çmim “për tokë”, në vlerë vetëm prej 1871 eurove.

    Në këtë çmim hynë disa udhëtime, si nga Evropa, ShBA dhe Britani e Madhe .


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark