×
  • Lajme
  • Lajme

    Shëngjin – Rusi i vjedh targat qytetarit nga Kosova

    Insajderi
    06 July 2021 - 20:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e pazakontë dhe ende jo e sqaruar tërësisht ka ndodhur në Shëngjin, ku një shtetas rus është proceduar penalisht nga hetuesit e komisariatit të Lezhës.

    Sipas policisë në Shqipëri, rusi 37-vjeçar, me iniciale I.K.. ka vjedhur targat e automjetit të një shtetasi të Kosovës.

    Policia kontrolloi banesën që rusi kishte marrë me qira në lokalitetin turistik, ku u  gjetën dhe u sekuestruan pikërisht dy targat e automjetit, si dhe një dorezë metalike që mund të përdoret edhe si një armë e ftohtë.

    Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, dhe për të kuptuar arsyet e vjedhjes.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark