Shëngjini i rikthehet normalitetit, shuhen zjarret - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shëngjini i rikthehet normalitetit, shuhen zjarret

    Insajderi
    01 August 2024 - 13:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vija bregdetare është mbushur me pushues në këtë fillim gushti. Këto janë pamjet e plazhit të Ranës së Hedhur në Shengjjn, këtë të enjte.

    Pas zjarreve për katër ditë me radhë, situata i është rikthyer normalitetit.

    E gjitha vija bregdetare e Shëngjinit nga Rana e Hedhur deri në Kune është mbushur me pushues. Ata thonë se nuk ka asgjë për tu shqetësuar, pasi gjithçka është tejkaluar dhe Shëngjini është një perlë e bregdetit të Adriatikut.

    “Pas shiut, përherë del dielli, çdo gjë në rregull është normalizuar, qetësuar. Në bregdet është qetësi”, është shprehur një pushues.

    “Jemi shumë të qetë se çdo gjë është rregulluar në kohën e duhur, qetësia është absolute, siguria është prezente. Na vjen keq për situatën, por jemi në rregull, ka thënë një pushuese tjetër.

    Zjarret që përfshinë Shëngjinin gjatë kësaj jave krijuan frike dhe panik tek pushuesit, një pjesë e konsiderueshme e të cilëve u larguan nga kjo zonë turistike në pikun e sezonit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark