Shengyl Ismaili është aktorja e njohur e teatrit por edhe e shumë filmave dhe komedive shqiptare.
Shengyl Ismaili ishte e ftuara në emisionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”, ku foli haptas për jetën profesionale dhe personale.
Siç dihet, aktoret luajnë role të ndryshme në teatër e projekte tjera të kinematografisë, ndër to Shengyli ka luajtur rolin e një prostitute.
Ia montuan kamerën e fshehur, ky ishte reagimi i Mihrije Brahës
Ajo tregoi se si gjatë shfaqjes së Faruk Begollit kishte qenë një person nga publiku që iu kishte afruar regjisorit duke i thënë se po e kërkonte atë “prostitutën” që flet çdo të enjte këtu (teatër) në çdo shtëpi publike dhe nuk po e gjente.
Begolli i kishte sqaruar atij se ky ishte teatër dhe se roli në fjalë nuk kishte të bënte aspak me jetën personale të saj.