Sipas një studimi të fundit, pjesa më e madhe e pacientëve që kanë qenë të shtruar në spital për të marrë trajtim ndaj koronavirusit, kanë ende disa simptoma të sëmundjes.
‘Gjashtë muaj pas infeksionit, pacientët e shëruar vazhdojnë të ndihen të lodhur dhe të kenë vështirësi për të fjetur gjumë’, thotë studim kinez.
Pacientët të cilët kanë marrë trajtim në qytetin e Wuhanit, tregojnë se 76% e tyre vuajnë nga të paktën një simptomë disa muaj pasi kanë lënë spitalin.
Gjetjet përfshijnë edhe njerëzit që janë shëruar nga Covidi, por vijojnë të ndjejnë impakte afatgjata të sëmundjes në shëndetin e tyre.
Studimi, më i madhi në llojin e tij, ku u përfshin 1700 pacientë, u botua të premten në revistën mjekësore The Lancet.
Ajo zbuloi se lodhja dhe vështirësitë e gjumit ishin simptomat më të zakonshme të post Covid-19, që ndodhin përkatësisht në 63% dhe 26% të pacientëve, gjashtë muaj pas fillimit të diagnozës së tyre fillestare.
Gjithashtu, sëmundja mund të ketë gjithashtu komplikime psikologjike afatgjata, me ankth ose depresion të raportuar midis 23% të pacientëve, thotë studimi.
© SYRI.net