Gaforrja mund të hezitojë pak para se të hyjë në një lidhje, por nëse më në fund dashurohet dhe beson, jep gjithçka. Ajo bëhet e “verbër”, nuk sheh asgjë dhe jeton në botën e saj të ëndrrave. I bën partnerit të gjitha favoret dhe nuk mban asgjë për vete. Gaforrja është aq e dhënë kur dashuron, saqë me të vërtetë nuk shikon asnjë flamur të kuq, si rrjedhojë shpesh lëndohet nga marrëdhëniet toksike që nuk e meriton.
Nëse ka një fjalë që i përshtatet në mënyrë të përkryer Peshores, është kompromis. Në fillim të një lidhjeje, ajo bën shumë lëshime dhe i toleron gjërat. Ajo nuk dëshiron të shohë gabimet e të tjerëve, verbohet… Por kur lidhja bëhet më e fortë dhe Peshorja është lidhur shumë, atëherë ajo fillon të shohë gjithçka që nuk donte të shihte në fillim dhe flamujt e kuq fillojnë ta shqetësojnë. Pikërisht atëherë nisin grindjet me partnerin dhe lidhja bëhet toksike dhe duhet të përfundojë menjëherë.
Peshqit jetojnë për përrallën. Kur bie në dashuri, i sheh gjithçka me ngjyra. Gjithçka është perfekte për të, ai fluturon në re dhe injoron çdo flamur të kuq që ekziston në marrëdhënien e tij. Është një shenjë shumë romantike, e butë dhe dhuruese që bën gjithçka për ta parë të lumtur partnerin. Në këtë pjesë i ngjan shumë Peshores. Dhe ai në fillim bën shumë lëshime dhe sigurisht mbyll një sy, derisa sigurisht zihet ngusht. Më pas ai sheh gjithçka qartë dhe aty fillojnë problemet në marrëdhëniet e tij.