Shenjat që tregojnë se jeni plotësisht e varur nga partneri - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Shenjat që tregojnë se jeni plotësisht e varur nga partneri

    Insajderi
    16 March 2024 - 15:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bëni një kontroll të shëndetit të marrëdhënies suaj të dashurisë. A jeni ju e varur nga partneri juaj në një mënyrë që do t’ju dëmtojë jetëgjatësinë e dashurisë? Nga dëshpërimi te “mbidoza” prej dashurisë, ja shenjat

    Adhurimi i përbashkët në një marrëdhënie është diçka e bukur dhe e bën dashurinë edhe më tërheqëse. Megjithatë, këshillohet që të mos mbështetesh në mënyrë të pashëndetshme te kjo ndjenjë e fortë.

    Fatkeqësisht, truri njerëzor është i krijuar në atë mënyrë që të krijojë varësi. Kur fillimisht dikush bie në dashuri, efekti është i ngjashëm me përdorimin e alkoolit ose drogës. Por pasi emocioni i fortë i fillimit kalon, varësia bëhet zëvendësuese e tij.

    Në fakt, ne mund të krijojmë varësi ndaj personave, ashtu sikurse me alkoolin dhe ushqimin. Është një formë e vetëbraktisjes ku ju përdorni një person tjetër për të shmangur përgjegjësinë për ndjenjat tuaja.

    Në një farë mënyre e humbni ndjesinë e vetes dhe kjo ju dëmton shumë shëndetin mendor, karrierën dhe lidhjet e tjera që nuk kanë të bëjnë me romancën.

    Ja cilat janë shenjat e varësisë ndaj partnerit

    E kërkoni vazhdimisht

    Nëse vazhdimisht i luteni personit tuaj të zemrës të vijë në shtëpinë tuaj, i kërkoni t’ju shoqërojë diku apo nuk mund të shijoni asnjë çast të vetëm me shoqet tuaja, kjo është një shenjë se varësia ju ka goditur. Sipas ekspertëve, varësia nuk lidhet me faktin se e pëlqeni diçka shumë, por pamundësia për të ndaluar së kërkuari diçka që ju jep pak kënaqësi, por edhe shumë probleme.

    Kryeni marrëdhënie në kohë të papërshtatshme

    Të gjithë e preferojnë një marrëdhënie seksuale spontane. Por nëse ju e bëni këtë zakonisht në një kohë të papërshtatshme dhe në një vend që nuk është i duhuri për të qenë intim, atëherë keni një problem madhor me lidhjen dhe veten.

    Shpenzoni para që ta keni pranë

    Nëse dëshironi t’i blini atij një dhuratë apo dëshironi ta ndihmoni të paguajë disa fatura, ky nuk është një problem. Por nëse e keni ndihmuar shumë shpesh ose nëse jeni futur në borxhe në emër të tij, kjo mund të jetë një shenjë se jeni plotësisht e varur prej tij.

    E keni të vështirë të jeni e lumtur pa të

    Kur partneri është i vetmi burim gëzimi për ju, mund të filloni të bëheni shumë e dyshimtë rreth faktit nëse keni krijuar apo jo varësi ndaj tij. E gjithë jeta është një çast gëzimi, të cilin ju duhet ta shijoni me njerëz nga më të ndryshmit që ju rrethojnë.

    Keni frikë të jeni vetëm

    Nëse nuk arrini të flini më vetëm, mund të jeni më të varura nga sa mendoni prej partnerit tuaj. Mungesa e dëshirës apo edhe frika për të qenë vetëm tregon se jeta juaj është rrotulluar shumë rreth partnerit tuaj dhe se e keni humbur ndjesinë e personalitetit tuaj.

    Ndiheni bosh nga brenda

    Në një marrëdhënie të shëndetshme, kaloni një mbrëmje me shoqet, ndërsa ai shijon një natë jashtë me miqtë e tij. Ju mund t’i dërgoni atij një mesazh një ose dy herë, por kjo nuk duhet të ndërhyjë me aftësinë tuaj për të kaluar sa më bukur pa praninë e tij.

    Kërkoni miratimin e tij

    Nëse e keni të nevojshme që për çdo veprim që kryeni, të merrni miratimin e partnerit dhe kur ai nuk është shumë dakord me gjërat që dëshironi të bëni, kjo thuajse e shkatërron dëshirën tuaj për t’i përmbushur ato. Në të tillë situatë, jeni të varur nga partneri juaj.

    Keni shumë frikë mos e humbni

    Takim i papritur me një ish të dashurën e tij? Nëse ju nuk silleni si zakonisht, por ju zë krejtësisht paniku, atëherë e shkuara ju ndjek në ëndrrat tuaja. Në vend që të mendoni të mbani partnerin duke e izoluar nga të tjerët, sigurohuni të fitoni dashurinë e tij nga brenda.

    Grindeni për vëmendje

    Një nga mënyrat tuaja të preferuara për të marrë vëmendjen e partnerit mund të jenë edhe grindjet, kjo sepse e arrin gjithnjë qëllimin. Dëshira për të marrë vëmendjen e tij, qoftë edhe duke pranuar kritika, tregon se jeni në dëshpërim dhe e varur prej tij.

    Dashuria e tij është drogë për ju

    Ju jeni me të vërtetë e droguar përreth tij. Mund ta përjetoni atë si një eksperiencë tepër të jashtëzakonshme dhe kjo ju jep energji dhe forcë për të kaluar edhe ditët më të mërzitshme. Një varësi me efekte pozitive, por gjithsesi një varësi.

    Shqetësoheni më shumë që të merrni dashuri

    Nëse dëshironi më tepër të merrni sesa të jepni dashuri dhe të jeni personi i tij më i afërt gjatë gjithë kohës, kjo mund të mos ju sjellë rezultatet që dëshironi te një marrëdhënie e shëndetshme.

    Marrëdhënia juaj ju ha shumë kohë

    Nëse nuk ju del koha të telefononi familjen, të paguani faturat, të takoheni me shoqet apo të bëni diçka që ju sugjerojnë, sepse marrëdhënia juaj kërkon vazhdimisht vëmendjen tuaj, kjo do të thotë se nuk keni arritur të krijoni një balancë në jetën tuaj romantike. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark