×
  • Sport
  • Sport

    Shënohen dy gola të shpejtë në ndeshjen Ukrainë-Shqipëri, rezultati 1-1

    Insajderi
    07 September 2024 - 22:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ukraina dhe Shqipëria po luajnë baras në ndeshjen e vlefshme në kuadër të Ligës së Kombeve.

    Ishte Ukraina e para ajo që shënoi me golin e mbrojtësit Yukhym Konoplya në minutën e 49′, shkruan Insajderi.

    Mbrojtësi i Shakhtar Donetsk shënoi me një vollej-goditje në këndin e portierit shqiptar, Tomas Strakosha.

    Shqipëria nuk vonoi shumë. Ishte kosovari Ardian Ismajli ai që shënoi pas një goditje nga këndi, në një tollovi të krijuar në pjesëfushën e Ukrainës.

    Kjo ndeshje është e vlefshme në kuadër të grupit B, ku tabelës po i prin Gjeorgjia pas një fitore bindëse 4-1 kundër Çekisë. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark